Nga futbollistja tek trajnerja më e mirë e vitit 2022, FIFA shpall fitueset
FIFA ka ndarë çmimet më të mira për vitin kalendarik 2022. Duke filluar nga porta, portierja më e mirë femër që është zgjedhur gjatë natës së sotme në Paris ka qenë Mary Eaps. Në rastin e marrjes së çmimit ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mundësuar këtë çmim, sidomos familjes dhe stafit […]
FIFA ka ndarë çmimet më të mira për vitin kalendarik 2022.
Duke filluar nga porta, portierja më e mirë femër që është zgjedhur gjatë natës së sotme në Paris ka qenë Mary Eaps.
Në rastin e marrjes së çmimit ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mundësuar këtë çmim, sidomos familjes dhe stafit të Manchester United dhe Anglisë.

Sarina Weigman ka fituar çmimin si “Trajnerja më e mirë femër” për vitin 2022, e cila është trajnerë e Kombëtares së Anglisë.
Ajo ka thënë që prej së ishte e vogël ka dashur që të jetojë me futbollin.
“Kemi punuar shumë që të sjellim futbollin e femrave deri këtu, por dëshirojmë që ta zhvillojmë ende futbollin e femrave pasi që ende ka shumë punë për të bërë”.
Formacioni më i mirë i femrave është i përbërë nga: Tiane Endler; Lucy Bronze, Mapi Leon, Renard, Leah Williamson; Lena Oberdorf, Alexia Putellas, Keira Walsh; Sam Kerr, Beth Maed, Alex Morgan.
Kurse për FIFA futbollistja më e mirë është ajo e Spanjës dhe Barcelonës, Alexia Putellas.

Ajo ka falënderuar të gjithë për çmimin që nuk e ka pritur derisa ka bërë thirrje që të zhvillohet më shumë futbolli i femrave.















