Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 19, Shemsedin Dreshaj ka shpërnda foto nga aktiviteti i koalicionit për ‘Kosovën Fituese’ në Gjilan.

Dreshaj ka thënë se Gjilani ishte i veçantë pasi që Anamorava kishte vendosur për numrin 137, pra për listen e ndryshimeve e për listën e fitores.

“Mbremë Gjilani ishte i veçant. Anamorava kishte vendosur për listën e Fitorës 137, listën e ndryshimit, cilësisë dhe guximit!”.

Gjithashtu, 19-shi i AAK-së, Shemsedin Dreshaj gjatë ditës së martës kishte aktivitete të ngjeshura, ai ka shpërnda foto nga takimet në fshatrat Troboviq, Bllagajë, Nakëll.

Lista e Fitores po ashtu ka mbajtur tubim me qytetar ehde në Istog.

Dreshaj ka thënë se Podguri është vet historia dhe se ky rajon ‘frymoj 137’.

“Istogu është Podgur. Podguri është vetë historia. Sot Podguri frymoj 137! Lamtumirë totalitarizmit dhe anti amerikanizmit.

Lista e fitorës, lista 137, është antipod i këtyre dy mendësive”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.