Pas pjesëmarrjes në Japoni, Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka udhëtuar drejt Rio de Janeiros në Brazil, ku po merr pjesë në Kongresin më të madh botëror për Tiroiden – International Thyroid Congress (ITC). Ky kongres shkencor mbahet çdo pesë vjet dhe këtë vit organizohet nga data 18 deri më 22 qershor 2025 në një nga qytetet më të njohura të Amerikës Latine.

Prof. Dr. Berisha-Muharremi ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se është e nderuar të jetë pjesë e këtij forumi global, duke prezantuar punimin e saj shkencor përpara profesionistëve të fushës nga mbarë bota.

“Ky kongres prestigjioz mbështetet nga katër organizatat kryesore ndërkombëtare:

American Thyroid Association (ATA)

European Thyroid Association (ETA)

Asia & Oceania Thyroid Association (AOTA)

Latin American Thyroid Society (LATS)

E nderuar të prezantoj punimin tim në këtë platformë globale me përfaqësim nga të gjitha kontinentet”, ka shkruar Berisha-Muhaerrmi në Facebook.