Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një video të shpërndarë në Facebook, ka përmbledhur në një video projektet e javës që po lëmë pas.

Kreu i ekzekutivit ka përmendur rrugët e reja që lidhin veriun e investimet shtesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, Kurti ka përmendur edhe pjesën e internetit.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK. Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan. Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë.  Nga jugu në veri me shumë punë e projekte”, shkroi Kurti.