Nga Likofci ndizet “Zjarri i Lirisë” – mesazh për drejtësi dhe në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë

Sot, në Shtabin e UÇK-së në Likofc, në mesin e qindra veteranëve dhe qytetarëve, u mbajt tubimi i përbashkët në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, i ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” dhe i organizuar në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt.

Zjarri simbolik u ndez nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli.

Gjatë tubimit, fjalë rasti mbajtën ish-ushtarë dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kujtuan sakrificën e luftës çlirimtare, nderuan dëshmorët dhe të gjithë të rënët për liri, si dhe përcollën mesazhin e përbashkët për drejtësi.

Aktiviteti u zhvillua edhe në mbështetje të çlirimtarëve që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi” do të zhvillohet në të shtatë zonat operative të UÇK-së, ku në secilën prej tyre do të ndizet një zjarr simbolik në nderim të luftës, dëshmorëve, veteranëve dhe sakrificës së popullit të Kosovës.

Shtatë zona. Shtatë zjarre. Një luftë. Një kujtesë. Një kërkesë për drejtësi.

Aktivitetet vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika