Nga marsi fillon të paguhet borxhi për energjinë elektrike në komunat veriore

Nga muaji mars i këtij viti në komunat veriore do të fillojë të paguhet borxhi për energjinë elektrike. Kjo po ndodh pas mbi 20 vitesh. Sot zyrtarët e “Elektroserverit” do të shkojnë në pjesën veriore për të identifikuar dhe regjistruar shtëpitë dhe bizneset që pastaj të nis faturimi me energji elektrike

Ekipi i RTV Dukagjinit ka kuptuar që sot në teren do të dalin zyrtarët e “Elektroserverit” dhe të njëjtit do të shkojnë në pjesën veriore të vendit për të identifikuar dhe regjistruar shtëpitë dhe bizneset në këtë zonë, që pastaj të fillojë faturimi me energji elektrike.

Nga muaji mars, banorët në komunat veriore do të fillojnë të paguajnë borxhin e energjisë elektrike.

Gazetarja e RTV Dukagjini, Doruntina Bylykbashi, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka treguar se zyrtarët e Elektroserver-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe në rast që hasin në rezistencë ndaj identifikimit dhe regjistrimit të shtëpive dhe bizneseve, atëhetë policia do të reagojë.

“Sot kanë filluar regjistrimet e shtëpive dhe bizneseve, dhe nga muaji mars pritet të fillojë faturimi i tyre për shpenzimin e energjisë elektrike, që pritet të ndodhë pas 24 vjetëve në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndërsa, për qëndrimet e qytetarëve lidhur me këtë situatë, Bylykbashi ka treguar se ekzistojnë të dyja polet, ka qytetarë që e kanë mirëpritur këtë vendim, por ka dhe të tjerë që thonë se duhet të jenë të barabartë me qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo mbi të gjitha, duket që nuk ka ndonjë rezistencë të madhe lidhur me këtë çështje.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika