Divorci në Kosovë, si në shumë vende të tjera, shpesh përjetohet si një krizë personale e familjare.

Në rastin e Sevdin Lajqit, kjo krizë mori përmasa të rënda, duke e çuar atë deri në burg. Në një rrëfim të gjatë në emisionin “Prapa Grilave” të gazetarit Liridon Llozani, Lajqi tregon historinë e një martese që u shndërrua në burim konflikti.

I dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë, Lajqi rrëfen se marrëdhëniet me ish-bashkëshorten morën fund pas dyshimeve për tradhti dhe një sërë përplasjeve të përsëritura. Konflikti me familjen e saj, përfshirë edhe një incident me vjehrrin që përfundoi me përfshirjen e policisë, rezultoi në akuza për pengim të zyrtarëve policorë dhe kanosje.

“Sevdin Lajqi, 50 vjeçar. Jam i akuzuar, kështu, nuk e di përafërsisht, me pengim të zyrtarit policor edhe për kanosje. Jam i dënuar me 1 vit burgim edhe një mijë euro gjobë…”, ka thënë Lajqi.

“Edhe një ditë isha te rrethi te OSBE i Pejës, sa e pata pru një kerr prej Italisë nga Alfarome, e qaty isha ndalë kur po e shoh ish-bashkëshorten me atë kumbarën dule dalë prej villave edhe unë po i ndjeki pas me veturë, po deshti Zoti u ndalën tek stacionin i komunikacioni të Policisë i pari që është në Pejë, pak për të rrethit, jo regjional po i komunikacionit që është ku rrijnë specialcat, edhe janë zebrat aty. Ai u ndalë me kerr me kalu këmbësori unë t’i jepi gaz e t’i bi kerrit e e qeli derën ta ze atë ta rrehi edhe ai ik prej kerrit, unë nuk dojsha me u marr me të. Edhe vijnë Policia më kapën më sollën mua por unë nuk e lshojsha janë kanë taksistat kanë kqyrë. Atë e kam rrahur, tash janë ardh Policia kam shku në stacion më kanë gjobitur e kam pranuar veprën se e kam pranuar se e kam bërë, e tash këtë kanosje që ma kanë shkru nuk e di se kë e kam kanosur unë. Pse me më dënu. Kanosjen nuk e di për çka më kanë dënuar ajo po më intereson më së shumti”, ka rrëfyer Lajqi.