Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës

Nga mesnata filloi heshtja në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe të zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kanë të drejtë të votojnë 1.814.317 zgjedhës, ndërsa në zgjedhjet parlamentare kanë të drejtë vote 1.815.350 zgjedhës. Diferenca në vota është 1033, përgjithësisht për shkak të moshës madhore të qytetarëve.

Votimi zhvillohet në 3480 qendra votimi dhe votuesit do të mund të vizitojnë qendrën e votimit dhe të votojnë vetëm një herë gjatë ditës.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet përkoi me festat e Pashkëve, KSHZ-ja ua dorëzoi me kohë komisioneve komunale zgjedhore materialet zgjedhore./KlanMK.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika