Nga ministritë te kryeparlamentari, gjithçka u refuzua nga LDK-ja, thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi sipas tij, asnjë nga ofertat e paraqitura nuk është pranuar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se kishte propozuar një bashkëqeverisje të gjerë mes dy partive, përfshirë ndarjen e disa pozitave.

Sipas tij, oferta përfshinte postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tre ministri të tjera për LDK-në.

Ai shtoi se kishte propozuar gjithashtu që Abdixhiku të shërbente si zëvendëskryeministër i tij, duke e cilësuar këtë si një mundësi për “fillimin e një kapitulli të ri bashkëpunimi”.

Kurti theksoi gjithashtu se është propozuar një riorganizim institucional, ku do të bëhej një rrokadë në drejtimin e Kuvendit, duke përfshirë pozitat e kryetarit dhe nënkryetarit.

Sipas tij, LDK do të kryesonte Kuvendin, ndërsa Vetëvendosje do të siguronte pjesën tjetër të ekzekutivit pa nevojë për zgjedhje të reja.

Kurti tha se është bërë edhe një kompromis për mënyrën e votimit të figurave të tjera politike, por pavarësisht ofertave, LDK nuk ka pranuar asnjë prej tyre.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika