Nga sot ndërpritet qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se ka pranuar informata nga autoritetet kufitare të Serbisë se nga sot, më 26 janar, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë. Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e protestës së paralajmëruar nga Shoqata […]
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se ka pranuar informata nga autoritetet kufitare të Serbisë se nga sot, më 26 janar, me fillim nga ora 12:00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.
Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e protestës së paralajmëruar nga Shoqata e Transportuesve në Serbi, e cila është organizuar kundër masave të ndërmarra nga Bashkimi Evropian për shoferët e kamionëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe pritet të zgjasë deri në shtatë ditë.
QKMK paralajmëron se këto protesta do të ndikojnë drejtpërdrejt në qarkullimin e mjeteve transportuese dhe mallrave, si dhe mund të shkaktojnë mbingarkesë të trafikut në zonat kufitare të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit që janë të përfshira në protesta.
“Këto protesta do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta. Për më tepër shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.















