Nga një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve për ngacmim seksual në Podujevë

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve për ngacmim seksual në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave me inicialet A.B dhe D.D për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe “Fotografim dhe incizime tjera të paautorizuar”.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B dhe D.D, andaj të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin.

Të pandehurve A.B dhe D.D iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika