Nga Pashtriku ndizet “Zjarri i Lirisë” – mesazhi i prerë: Liri për çlirimtarët, asgjë tjetër

Në Landovicë, në Zonën Operative të Pashtrikut, është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në kuadër të aktivitetit “7 Zona, 7 Zjarre, Një Luftë, Një Kujtesë, Drejtësi”, të ideuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, komandantë, veteranë, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe qytetarë janë bashkuar për të përcjellë mesazhin e tyre të mbështetjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nga Zona Operative e Pashtrikut është kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët në Hagë, duke ritheksuar besimin në luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe në sakrificën mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës.

Mesazhi nga Landovica ishte i qartë: historia e UÇK-së, sakrifica e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e lirisë nuk harrohen dhe nuk lihen vetëm. “Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar luftëtarët dhe qytetarët rreth të njëjtit mesazh: kujtesë, drejtësi dhe mbështetje për çlirimtarët. Nga Pashtriku, pranë varreve të atyre që dhanë jetën për lirinë, përcillet edhe një herë zotimi se çlirimtarët nuk janë vetëm. 12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë Marshi për Liri. Për çlirimtarët. Për drejtësinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika