Nga Pjetërshtani i Gjakovës, Osmani uron për Krishtlindje

Në natën e Krishtlindjeve, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka festuar në fshatin Pjetërshan të Gjakovës, ku është pritur tradicionalisht nga familjet e asaj ane

Foto e publikuar nga presidentja, Vjosa Osmani në natën e Krishtlindjeve në Pjetërshan të Gjakovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje mahnitëse të Pjetërshanit të Gjakovës, ku edhe e ka kaluar natën e Krishtlindjeve te disa familje gjakovare.

Osmani, në fshatin Pjetërshan për natën e Krishtlindjeve, është shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.

“Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit. Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli”, shkruan Osmani në rrjetin social Fecebook.

Foto e publikuar nga presidentja, Vjosa Osmani në natën e Krishtlindjeve në Pjetërshan të Gjakovës

Po ashtu, ajo ka njoftuar se festa vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikëpritjen tradicionale shqiptare.

Nga aty, uruan edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë te secila familje.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkvia e Kosovës, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje. Kreu i ekzekutivit i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë Krishtlindje të gëzuar

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika