Nga politika zvicerane në garën për Kuvendin e Kosovës, Çitaku: Nuk munda të rri spektator

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Tahir Çitaku, ka bërë të ditur se nuk ka mundur të rri indiferent ndaj zhvillimeve politike në Kosovë, prandaj është kthyer nga Zvicra për t’i hyrë garës politike.

Çitaku, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se duke ditur historinë e familjes së Ramush Haradinaj, nuk e pati aspak vështirë që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së tij.

“Nuk munda të rri indiferent, më humbi durimi me qëndru si spektator me të gjitha gjërat që po ndodhin në vendlindjen time prandaj u kyça në politikë në kuptimin e asaj që të bëhem një shembull se si një njeri mund të komunikojë pa sharje e fyerje që po ndodhin çdo herë e më shumë në politikën e Kosovës. Për mua është abnormale gjuha që përdoret. Aleanca dhe Partia Demokratike janë një brum dhe kanë dalë të dyja nga krahu i luftës dhe unë nuk e pata aspak vështirë që thirrjes së Aleancës që ti bashkohem ti përgjigjem pozitivisht pa hamendje – një nga arsyet është ndihma heroike e Ramush Haradinajt dhe familjes së tij dhe shpresoj që në këto zgjedhje t’i ndihmojë sado pak. Edhe pse Ardian Gjini është zgjedhur kryetar Ramush Haradinaj do të jetë çdo herë lider i saj”, u shpreh Çitaku.

Megjithatë, kandidimi për deputet në kuadër të AAK-së nuk është hera e parë në politikë për Çitakun, ai për vite me radhë ka qenë i angazhuar edhe në politikën zvicerane.

“Para se me votu, hajdeni me fol me mua” – është e rëndësishme që qytetari ta njoh kandidatin dhe të dijë më shumë për të, unë me këtë sllogan dhe këtë fushatë dua tju them qytetarëve dhe politikanëve se është shumë e rëndësishme të komunikojnë  dhe besoj që me të komunikuar me mua shumë njerëz do të ndajnë mendjen do më japin mua votën. Unë jam angazhuar që nga viti 2005 në politikën zvicerane deri në vitin 2014 përpos që kam qenë kandidat për parlamentin e Bazelit pas vitit 2008 kam vazhduar dhe deri nga viti 2012 deri më 2016 kam qenë këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Policisë së Migracionit për çështjet e migracionit dhe nga vitit 2016 kam ndërpre këtë aktivitet për shkak të disa arsye familjare. Por, eksperienca është shumë e mirë pasi kam pasur shumë punë edhe me deputetët të Parlamentit të Zvicrës. Komunikimin, disiplinën, kodin e sjelljes kryesisht në fjalor dhe është shumë e rëndësishme që dashurinë dhe respektin ndaj shtetit të ua barti politikëbërësve këtu”, u shpreh Çitaku.

Çitaku, mes tjerash, u shpreh se do të dëshironte që diaspora t’i ketë të paktën pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pjesë e vendimmarrjes.

“Unë gjithmonë kam kërkuar që diaspora t’i ketë të paktën 5 ulëse në Kuvendin e Kosovës që të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe mendoj se diaspora nuk duhet të shihet vetëm si thesar por të shihet edhe si dije e eksperiencë pasi në diasporë ka njerëz që mund të japin shumë dije në aspektin nacional e kombëtar”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika