Jehona Lushaku-Sadriu, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, ka diskutuar për reformën gjithëpërfshirëse të aplikimit të mësimit tërëditor në shkollat e Prishtinës.

Ajo ka theksuar se ky ndryshim ka ardhur si nevojë për të përmirësuar cilësinë e arsimit, sidomos pas rezultateve të dobëta të Kosovës në testin PISA.

Sipas saj, një ndër rekomandimet kryesore të testit PISA është shkurtimi i ngarkesës kurrikulare.

“Në Prishtinë e kemi filluar një reformë gjithëpërfshirës të aplikimit të mesmit tërëditor. Kjo ka ardh si nevojë shumë arsyeve, por një për ta rritu cilësinë e arsimit. Sepse në matjet e fundit të testi PISA, ku fëmijët tanë ka treguar një rezultat shumë të dobët. Kanë ardhur disa konstatime dhe rekomandime. Testi PISA ka konstatuara se volumi kurrikular është tepër i rëndë për cilindo nivel të arsim. I bie që kemi libra rreth 13 kilogram, që fëmijët tanë i bartin me çanta.

Por janë kurrikulë shumë e ngarkuar për tu realizuar brenda katër orëve. Dhe këtu është lidhur me nevojën për ta zgjatur orarin e shkollës. Zgjatja e orarit i kontribuon edhe planifikimit familjar. Edhe uljes së kostos së familjes për ta menaxhuar një fëmijë me aktor orë. Shumë prej prindërve kanë telashe me organizmin familjar se duhet me u çu fëmijët në mëngjes dhe më mesditë me shku mi marrë. Pastaj duhet paguajnë një qëndrim ditor privat, ku fëmijët rrinë deri pasdite, kur e përfundojnë punën prindi.

Në këtë rast zgjatja e orari i jep mundësi fëmijët që 100 për qind të ketë orë më shumë se përpara. I bie që mësimet e njëjta të mund t’i kuptojë më lehtë edhe përmes aktiviteteve kurrikulave shtesë. Të cilat realizohen në formë loje, muzike, arti, sporti dhe që i ndihmon mësueses t’i realizojë mësimet në një mënyrë më kreative”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Debat Plus.

Rekomandimi tjetër i testit PISA ka qenë përqendrimi më i madh në aftësitë e leximit/kuptimit dhe matematikës aplikative.

Ajo theksoi se kjo reformë është e domosdoshme pas rezultateve të dobëta në testin PISA.

“Dhe rekomandim i dytë që thotë testi PISA është se fëmijët kanë problem në lexim, kuptim dhe matematik aplikative. Dhe këtë e kemi bërë. Për shembull tek mësuesja ia kemi ehut edukatën fizike, artin dhe muzikën dhe i kemi vendos pasdite. Paradite i kemi lënë mësuesit t’i realizojë edhe detyrat e shtëpisë. E këtu përveç që i realizon detyrat e shtëpisë në mënyrë profesionale me fëmijë, nën përkujdesje. Tash mësuesja i realizon dhe aktivitet të tjera plotësuese gjatë këtyre orëve. Por m e realizmin e detyrave të shtëpisë nxënësit nuk kanë nevojë më me i bart cangat e rënda, ata i lënë librat në shkollë. Dhe fëmijët nuk janë më të cenuar për deformitete.

Mësuesi dhe mësuesja e akne orarin vetëm paradite. Pasdite, ne kemi marrë staf shtesë janë arsimtarë të kualifikuar për edukatën fizike , muzikën artin e kështu me ardhe…

Çka është me rëndësi, aktivitetet ekstra kurrikulave i kemi futur 13 të tilla, që ka edhe lexim/kuptim, dramë, film, që i mundëson nxënësve me rrit mendimin kritik”, ka shtuar Lushaku-Sadriu.