Nga qentë endacakë te investimet kapitale: Rama i Prishtinës ‘në superformë’ për të kritikuar Qeverinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes kritikave të tij ndaj Qeverisë, ka kërkuar që fondet publike të shfrytëzohen për investime strategjike në infrastrukturë dhe të mos mbahen të papërdorura. 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vazhdon me kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se kjo e fundit nuk po e përmbush detyrimin për të investuar në infrastrukturë dhe në projekte të rëndësishme për kryeqytetin dhe vendin.

Gjatë një interviste në “Debat Plus,” Rama shprehu pakënaqësitë e tij për bllokimin e projekteve kyçe, mungesën e investimeve kapitale dhe çështjen e qeneve endacakë në kryeqytet.

Rama, duke vënë në dukje se sfidat për kryeqytetin nuk kanë të bëjnë vetëm me organizimin e Lojërave Mesdhetare, theksoi nevojën për të zhvilluar infrastrukturën e kryeqytetit, duke përmendur projektin e “Fshatit Olimpik”.

“Procesi i analizës, projektit dhe zhvillimit të kampusit sportiv, i emëruar si “Fshati Olimpik”, i është dashur kryeqytetit me apo pa Lojërat Mesdhetare”, ka thënë Rama.

Më tej i pari i kryeqytetit ka kritikuar Qeverinë për mungesën e investimeve në infrastrukturë sportive, kulturore e rrugore.

Sipas tij, Qeveria nuk duhet të vazhdojë të mbajë fondet të papërdorura, por t’i investojë në projekte afatgjata që do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Qeveria duhet të fokusohet që të ketë investime të infrastrukturës sportive, kulturore, rrugore etj., në të në të gjithë Kosovë. Pra nuk duhet t’i mbajë fondet badihava. Por duhet t’i investojë jo vetëm tash por qe katër vjet në Qeveri është dashur me i fut në investim jo me i ruajt”, ka theksuar Rama.

E pasi nuk po ka investime nga Qeveria, sipas tij, atëherë Rama ka kërkuar nga ekzekutivi kosovar që të paktën mos t’i pengojë në zhvillimin e projekteve.

Rama theksoi se kryeqyteti nuk varet nga fondet e Qeverisë për zhvillimin e “Fshatit Olimpik” (për Lojërat Mesdhetare), por kërkoi që ekzekutivi të mos i bllokojë.

” D.m.th. ne nuk varemi prej Qeverisë, krejt çka kërkoj prej Qeverisë është mos të na bllokojë. Mos na bllokoni, na lëreni të punojmë. Nëse s’po na ndihmon mos na blloko. Mos jeni bllokues dhe krejt i bëjmë pas një cent të taksapaguesve”, ka thënë Rama.

Një tjetër çështje që kryetari Rama ngriti gjatë debatit ishte problemet e vazhdueshme me qentë endacak, të cilët prej kohësh përbëjnë një sfidë për banorët e kryeqytetit. Ai kritikoi mungesën e interesimit nga ana e Qeverisë për të zgjidhur ketë çështje.

“Kryeqyteti ka bërë deri tash se krejt Qeveria në historinë e vet. S’po i përmendi komunat, krejt Qeveria në historinë e vet, kryeqyteti e ka bërë rreth trajtimit të qenëve endacak. Qeveria i ka buxhetuar 9.8 milionë për trajtimin e qenëve endacakë dhe nuk i ka përdor asnjë cent, zero.

Prishtina ka shpenzuar rreth 2 milionë vetëm në trajtimin e qeneve. Kemi zhvilluar më shumë se aq, tash edhe në strehimoren emergjente… nëse vrasja e qeneve endacakë do të zgjidhte problemin, sot nuk do të kishim qenë endacakë. I kanë vra krejt… Mirëpo qentë udhëtojnë edhe prej vendeve të tjera, prej regjioneve të tjera. Edhe me ligjin që ka Kosova me vra një qen, hyn në burg si me vra një njeri.

E nëse ne e zgjidhim problemin e të cilin edhe po e zgjidhim, e ke para që tash këto ditë ki shumë më pak qenë endacakë. Po i kemi lënë te Qeveria, i kemi lënë te QKUK-ja, pse? Sepse nuk dëshirojnë me investu, jo zgjidhe ti problemin se nuk është problemi im. Po është problemi yt sepse buxheti është i taksapagueseve nuk është i Albin Kurtit”, ka theksuar Rama.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika