Nga reshjet e shumta del nga shtrati lumi Lushta në Mitrovicë (VIDEO)

Edhe qyteti i Mitrovicë është vërshuar rëndë nga reshjet e mëdha të shiut, raportohet se lumi Lushta ka dalë nga shtrati dhe janë vërshuar tokat e fshatit Vaganicë

Pamje nga lumi Lushta në Mitrovicë





Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, lumi Lushta në fshatin Vaganicë, të komunës së Mitrovicës, ka dalë nga shtrati, rruga në këtë fshat është mbuluar tërësisht nga uji dhe nuk ka rrugë alternative të kalohet.

Videoja nga gazetarët e RTV Dukagjinit tregon se lumi ka dal nga shtrati dhe ka vërshuar nëpër tokat e fshatit Vaganicë të Mitrovicës.

Po ashtu, raportohet se ekipet e shpëtimit kanë dalë në vend të ngjarjes.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në qytetin e Vushtrrisë. Nga gazetarët në terren në RTV Dukagjinit raportohet se uji ka përfshirë shumë rrugë në këtë qytet.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren në gjithë vendin.

Pamje nga rruga në hyrje të Vushtrrisë

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se FSK është e gatshme çdoherë të ndërhyjë në situata emergjente.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të dielën se është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit e me këtë rast edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Sipas kësaj kompanie, shkaktarë të kësaj ndërprerjeje janë reshjet e mëdha atmosferike dhe turbullirat e ujit të papërpunuar.

Ndërkaq, deri më tani zona e Dukagjinit është më e prekura nga vërshimet e reshjeve të mëdha të shiut që kanë qenë që nga orët e vona të mëngjesit të së dielës.

Në qytetin e Pejës dhe Istogut situata aktualisht raportohet nga banorët se është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika