Qamuran Hirda, udhëtoi 4 mijë kilometra me biçikletë, nga Shkupi e deri në Mekë.

E këtë udhëtim, Hirda thotë se e ka pasur ëndërr gjithmonë.

“Ishte një ëndërr e imja të shkoj me biçikletë, sepse 20 vitet e fundit merrem me çiklizëm e alpinizëm dhe kur erdhi puna për ta bërë këtë punë, dëshira ime ishte ta bëjë me biçikletë prej Shkupit deri në Mekë,” ka thënë Hirda në emisionin “Rreth e Rrotull”.

E momentet e bukura e quan komplet rrugëtimin, e pak më të vështirë e quan vetëm rrugëtimin pas Turqisë.

“Gjërat e bukura ishin se unë kam dashur ti vizitoj shumë vende e tradita të ndryshme, gjatë rrugëtimit time dhe në Turqi kam takuar shumë shqiptarë, të gjithë gjatë rrugës më kanë përkrahur, por pasi kam hyrë në Jordani, filluan vështirësitë, sepse gjithçka është më ndryshe, vendbanimet e ralla, shkretëtirat.”