Nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në Bogë lëndohen katër persona – tre prej tyre rëndë
Katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit që ka ndodhur këtë të shtunë në një vilë në Bogë. Të lënduari për trajtim janë dërguar mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa tre prej tyre më pas janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar […]
Katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të dy bombolave të gazit që ka ndodhur këtë të shtunë në një vilë në Bogë.
Të lënduari për trajtim janë dërguar mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa tre prej tyre më pas janë dërguar në QKUK në Prishtinë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK – Prishtinë”.















