Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen dy

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytetin e Prishtinës nga Kryetari, Përparim Rama, në shtator pritet të hapen vetëm dy. Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna gjersa kanë theksuar se në të tjerat, po vazhdohet të punohet. Për njohësit e çështjeve të arsimit, zhgënjyese mbetet neglizhenca në përfundimin e shkollave të reje, e hapja synohet të bëhet në fund ta mandateve

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re.

E kjo ngase punimet nisën më vonë sesa që ishte planifikuar.

Kontrata për shkollën “Sofalia” ishte nënshkruar në dhjetor të vitit 2022 ndërsa punimet, nuk nisën deri në fundin e vitit 2024.

Nga komuna, thonë se punimet i pezulluan shkaku i çështjev epronësore dhe i disa problemeve me operatorët.

E nga 7 shkolla të premtuara, brenda mandatit të saj komuna do t’i prejë shiritat e vetëm dy prej tyre, njëra prej të cilave vetëm është renovuar.

”Dy prej shkollave i kemi të gatshme në shtator të këtij viti, shkollën e mesme të hotelerisë “7 shtatori” dhe shkolla e mesme “Gjin Gazulli”. Janë të dyja profesionale dhe ka qenë nevojë e madhe t’i kemi objekte të reja. Prej 8 sa i kemi nisë, dy i kemi të gatshme dhe është rezultat i mirë…të tjerat janë duke u punuar, brenda afatit, por këto i kemi sivjet”, ka thënë Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Përfundimi i punimëve është në pikëpyetje edhe në shkollën në lagjen “Qëndresa” në Veterrnik.

Për njohësit e arsimit, zhgënjyese mbetet neglizhenca në përfundimin e shkollave të reja që mbeten kyçe në implementimin e mësimit tërëditor.

”Ende nuk kemi institucion publik të ri e është për keqardhje, sidomos kur dihet rritja e numrit demografik i nxënësve brenda Prishtinës. Është për keqardhja se hapja e tyre bëhet në fund të mandatit dhe prezantohet për fitime elektorale dhe jo si përgjegjësi me përfitim për qytetarët. Ndërtimi i shkollave të reja ka edhe kontekst tjetër. Përpos numrit të rritur të fëmijëve është edhe forma për mësimin tërëditor e cila thërret për institucione të reja për të garantuar qëndrimin tërëditor në shkolla. Këto shkojnë paralel e jo të ndara. Shpresoj që kushdo Që vjen në qeverisje këtë ta ketë kapital e prioritet”, ka thënë Rinor Qehaja, njohës i arsimit.

Televizioni ka vizituar edhe shkollën në lagjen “Kalabria”, punimet në të cilën po vazhdojnë me intensitet më të lartë, por nuk dihet nëse do të bëhet e gatshme për muajin shtator, kur nis viti i ri shkollor.

Nga komuna, kanë deklaruar se vitin e ardhshëm do të përfundohen edhe tri shkolla të tjera.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika