Nga sot ndryshon çmimi i biletës në Trafikun Urban, nga 50 në 80 cent

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga sot, 1 korrik, do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të procesit të digjitalizimit të këtij shërbimi.

Sipas njoftimit, qytetarët që blejnë biletat përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të paguajnë më pak krahasuar me ata që përdorin biletat fizike, njofton Dukagjini.

Me tarifat e reja, bileta njëdrejtimëshe në formë fizike do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa në formë digjitale ose përmes SMS-së 0.60 euro.

Bileta ditore do të kushtojë 1.20 euro në versionin fizik dhe 1 euro në atë digjital.

Po ashtu, bileta javore do të jetë 6 euro (fizike) dhe 5 euro (digjitale), ndërsa bileta mujore 18 euro në formë fizike dhe 14.50 euro në formë digjitale.

Edhe për linjën e Aeroportit janë vendosur tarifa të reja, ku bileta fizike do të kushtojë 6 euro, ndërsa ajo digjitale 5 euro.

Komuna ka bërë të ditur gjithashtu se bileta vjetore digjitale do të kushtojë 150 euro, ndërsa bileta korporative vjetore digjitale, e dedikuar për bizneset me 20 ose më shumë punëtorë, do të kushtojë 120 euro.

Sipas Komunës së Prishtinës, ndryshimet synojnë të inkurajojnë përdorimin e formave digjitale të pagesës dhe të zgjerojnë procesin e digjitalizimit të transportit publik në kryeqytet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika