Nga sot nisin kontrollet në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka njoftuar se nga sot  Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkërendim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të fillojë kontrolle intensive në të gjitha hallkat e zinxhirit të tregtimit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë të qumështit dhe produkteve të tij.

Aksioni thuhet se do të ndërmerret bazuar në gjetjet e përcjella nga AUV-ja. 

Ministria ka njoftuar se përdorimi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës pa u deklaruar në etiketë, ose përdorimi i tyre në sasi që tejkalojnë sasinë e deklaruar, përbën mospërputhje me kërkesat ligjore për informimin dhe mbrojtjen e konsumatorit. 

Kontrollet thuhet se do të përqendrohen në: përputhshmërinë e përmbajtjes reale të produktit me përbërjen e deklaruar në etiketë; deklarimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe përbërësve të tjerë; saktësinë e emërtimit dhe prezantimit të produkteve; dokumentacionin e lëndëve të para dhe gjurmueshmërinë e produkteve; produktet që posedohen për qëllime tregtimi ose ofrohen për shitje. 

“Produktet për të cilat, pas verifikimit zyrtar dhe rezultatit të analizave përkatëse, konstatohet se etiketa nuk pasqyron përmbajtjen reale të produkteve, do të tërhiqen nga tregu në përputhje me procedurat ligjore. Ndaj operatorëve ekonomikë përgjegjës do të ndërmerren masa administrative dhe ndëshkuese, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe masat e tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika