Nga sot, të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e falënderoi shtetin e Kroacisë për bashkëpunimin e ngushtë.

“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, tha ai.

May be an image of 3 people and helicopter

May be an image of 2 people, helicopter and text