Nga stuhitë në Filipine numri i të vdekurve arrin në 27

Zyra e mbrojtjes civile në Filipine, në një raport të dielën e 15 janarit, ka thënë se që nga fillimi i vitit, të paktën tri stuhi kanë lënë të vdekur 27 njerëz në të gjithë vendin, derisa 11 persona janë raportuar të plagosur dhe tre të zhdukur

Pamje nga ngjarja. Foto: Aljazeera

Institucione nga Filipine kanë thënë se të paktën 27 persona kanë vdekur në stuhitë në të gjithë Filipinen këtë muaj, ndërsa sinoptikanët kanë paralajmëruar për vazhdimin e shirave të dendur në vendin e Azisë Juglindore.

Zyra e mbrojtjes civile në një raport, të dielën e 15 janarit, ka thënë se që nga fillimi i vitit, të paktën tri stuhi kanë lënë të vdekur 27 njerëz në të gjithë vendin, derisa 11 persona janë raportuar të plagosur dhe tre të zhdukur.

Parashikuesi shtetëror i motit “PAGASA”, ka paralajmëruar të dielën për shira të dendur mbi Gadishullin Bicol dhe provincën Quezon, në skajin jugor të ishullit kryesor të Luzonit.

“Në këto kushte, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu, ka të ngjarë në zonat që janë shumë… të ndjeshme ndaj këtyre rreziqeve”, ka thënë parashikuesi shtetëror i mjetit në një këshillë.

Më shumë se 83 mijë njerëz janë strehuar në qendrat e evakuimit, sipas zyrës së mbrojtjes civile, dhe më shumë se një mijë e 200 shtëpi, janë dëmtuar nga përmbytjet dhe shirat e dendur, raporton aljazeera.

Shija e redaktorit

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Kurti: Me Kosovën aty, KiE fiton një demokraci të re...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshilli të Evropës ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Përmes një...

Të fundit nga rubrika