Ngacmimi i nxënëses në shkollë, pezullohet profesori pas raportimit të Dukagjinit

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka pezulluar nga puna mësimdhënësin i cili dyshohet të ketë ngacmuar nxënësen e tij me fjalë të pakëndshme për trupin dhe integritetin e saj por edhe të nënës së saj

Pas raportimit të Dukagjinit, Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka pezulluar nga puna mësimdhënësin i cili dyshohet të ketë ngacmuar nxënësen e tij me fjalë të pakëndshme për trupin dhe integritetin e saj, por edhe të nënës së saj.

I njëjti ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë te Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan.

“Drejtoria e Arsimit në Gjilan, vjen me vendim; I punësuari z. K.Q , i sistemuar në vendin e punës si mësimdhënes në Shkollën e Mesme te Lartë te Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan, PEZULLOHET përkohësisht nga puna. II. I punësuari si shkelës i supozuar, pezullohet përkohësisht nga puna, duke filluar prej datës 14.03.2024, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj tij, për shkak të shkeljeve të supozuara të detyrave të punës”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së Arsimit.

Ditën kur Dukagjini ka raportuar për herë të parë për rastin kishte tentuar, të marrë një përgjigje nga Drejtoria e Arsimit se pse nuk kanë marrë asnjë masë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Nga burimet, televizioni kishte kuptuar se vetë drejtoresha Albana Demiri kishte thënë se profesori nuk ka pasur raste te tilla më herët, andaj nuk mund të ndëshkohet.

Ky rast kishte përfunduar veç si “shënim zyrtar” në polici, pasi prokuroria e Gjilanit kishte kërkuar prova që të nisë hetime.

Pas raportimit të Dukagjinit, ku solli ekskluzivisht rrëfimin e 16-vjeçares që ndjek klasën e 11-të në shkollën e arteve dhe të babait të saj, Prokuroria duket se e kishte marrë më seriozisht rastin pasi filloi me hetime.

Në insistimin e televizionit që të tregojnë arsyen pse rasti nuk ka shkuar më tej dhe pse nuk është intervistuar i dyshuari dhe dëshmitarët, Prokuroria kishte thënë se tashmë e kanë dhënë një urdhër të tillë te policia.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, fillimisht ka udhëzuar Policinë e Kosovës që ky rast në mungesë të provave të mbetet me shënim zyrtar, mirëpo në rast të paraqitjes së ndonjë prove të re, rasti të aktivizohet. Po ashtu ju njoftojmë se pas daljes së informative të reja, respektivisht deklaratave në media të personave lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, të intervistojnë të njëjtit, në mënyrë që të ndriçohet kjo çështje penale.” thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika