Ngacmimi i vajzës së kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ishte shkak i arrestimit të Danijel Vasiljeviq 

Policia e Kosovës ka treguar se arsyeja e ndalimit për 48 orë të Danijel Vasiljeviq është ngacmimi i vajzës së kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq

Danijel Vasiljevic

Më datën katër shtator, Policia e Kosovës e ka arrestuar Danijel Vasiljeviq, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar vajzën e kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, në rrjetin social Facebook, duke postuar fotografi të saj.

Gjithashtu, policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori i rastit, për procedurë të mëtejme hetimore.

“Më datën 04.09.2022 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion/ denoncim nga personi D. J. së bashku me vajzën e tij M.J, të cilët kanë deklaruar se në vazhdimësi i dyshuari D. V përmes rrjeteve sociale i ka ngacmuar viktimat duke i postuar fotot e tyre në rrjete sociale”.

“I dyshuari është shoqëruar në policinë rajonale të Ferizajt dhe me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

“Danijel Vasiljeviqi ka pasur ftesë nga Policia e Kosovës edhe për veprat ngacmimi dhe kanosje ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës”, ka thënë avokati i të dyshuarit, Danijel Vasiljeviq, Mentor Neziri.

Sipas Nezirit, nuk ka pasur asnjë kanosje direkete, por ”ka pasur një postim në rrjetin social Facebook, që më shumë ka qenë një postim shakaje, sesa që ka qenë kërcënim apo të ketë pasur ndonjë prapavijë personale ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq ose vajzës së  tij”.

Avokati i të arrestuarit ka folur për Portalin Dukagjini, në lidhje me mundësinë që Vasiljeviq të ketë hyrë në grevë urie, pasi edhe familja e tij ka thënë se klienti i tij është arrestuar padrejtësisht për shkak të ”presioneve politike, sidomos të kryetarit të qytetit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, dhe është duke u konsideruar se është kryekëput burgim politik, që nuk ka të bëjë asgjë me kushte ligjore me të cilat caktohet paraburgimi”.

Më tej ai ka treguar se familjaret e të arrestuarit kanë paralajmëruar se nëse birit të tyre i caktohet masa e paraburgimit, ata do të hyjnë në grevë urie dhe do t’i prezantojnë qëndrimet e tyre para mediave.

Arrestohet Danijel Vasiljeviq për shkak të shkrimeve në Facebook kundër kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika