Ngacmohet seksualisht një grua në Prizren

Një grua ka raportuar se mbrëmë rreth orës 11:20 derisa ishte duke shkuar në shtëpi, është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur

Ilustrim

Një grua ka raportuar se mbrëmë në orët e vona të natës derisa po shkonte në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar.

Sipas Policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime, por vetëm është shqetësuar.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar. Viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika