Ngacmoi seksualisht tri persona, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi ai sulmoi seksualisht tri gra. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se kjo ngjarja ka ndodhur në Skenderaj, mbrëmjen e së premtes. “Skenderaj 30.12.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima”, thuhet në raport. Ndërkaq, në raport […]
Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi ai sulmoi seksualisht tri gra.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se kjo ngjarja ka ndodhur në Skenderaj, mbrëmjen e së premtes.
“Skenderaj 30.12.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri viktima”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport theksohet se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.















