Ngjarje e rëndë në Korçë, një burrë dyshohet se ia vuri flakën me benzinë ish-bashkëshortes
Në një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës këtë të shtune. Një burrë dyshohet se e ka sulmuar ish-gruan e tij duke e lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë pranë banesës me qira të Melisa Trëndafilit, e cila sipas Topchannel ishte në proces divorci me ish-bashkëshortin […]
Në një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës këtë të shtune. Një burrë dyshohet se e ka sulmuar ish-gruan e tij duke e lyer me benzinë dhe duke i vënë flakën.
Ngjarja ndodhi këtë të shtunë pranë banesës me qira të Melisa Trëndafilit, e cila sipas Topchannel ishte në proces divorci me ish-bashkëshortin e saj.
Sipas TopChannel, viktima është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për të dyshuarin, i cili ka braktisur vendin e ngjarjes pas aktit të dhunshëm.















