Ngjarje e rëndë në Kumanovë, dyshohet se vëllai e vrau motrën dhe nipin e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kumanovë, ku dyshohet se dy persona janë vrarë pasi u qëlluan me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh. Sipas informacioneve jozyrtare, një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj. Një 63-vjeçare dhe djali i saj 38-vjeçar kanë […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kumanovë, ku dyshohet se dy persona janë vrarë pasi u qëlluan me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh. Sipas informacioneve jozyrtare, një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj.
Një 63-vjeçare dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend. Kurse i plagosuri i tretë është dërguar në spitalin e Kumanovës.
Sulmuesi është arrestuar derisa informacionet fillestare sipas mediave në Maqedoninë e Veriut thonë se bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura pasurore-juridike















