Ngjarjet e ditës në Kosovë
Kryeministri i Kosovës nga ora 10:00 do t’i mbledhë ministrat në ndërtesën e qeverisë së Kosovës. Ndërsa nuk është vetëm ky aktivitet i paralajmëruar, por kryeministri Kurti në orën 13:00 do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë. (Ish-tregu i gjelbër, Podujevë) Ndërsa nga 10:00, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen […]
Kryeministri i Kosovës nga ora 10:00 do t’i mbledhë ministrat në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.
Ndërsa nuk është vetëm ky aktivitet i paralajmëruar, por kryeministri Kurti në orën 13:00 do të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë. (Ish-tregu i gjelbër, Podujevë)
Ndërsa nga 10:00, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). (Kuvendi i Kosovës, salla N302), Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës. Temë diskutimi: Çështjet qё lidhen me vlerёsimin e rasteve tё kategorisё sё viktimave tё dhunёs seksuale tё luftёs. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) në orën 10:00.
Nga ora 12:00 Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në parim i Projektligjin për Artin dhe Kulturën si dhe Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)















