Faktet e reja që ka siguruar Policia e Kosovës për përfshirjen e shtetit serb në aksionin e grupit kriminal në Banjskë të Zveçanit, specifikisht videoja e Milan Radjçiq-it pikërisht në këtë aksion, me sa duket do ta ndryshojë rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

E ky aksion po konsiderohet që duhet të jetë mesazh për faktorët ndërkombëtar.

“Sigurisht që pas këtij akti procesi dialogues duhet të marr një format të ri dhe duhet të ketë një riformatizim për arsye se deri më tani Kosova ështe atakuar si mosbashkëpunuese. Mendoj që facilutuesit ndërkombëtar duhet ta riorganizojnë këtë proces dhe të vendosin një balancë dhe drejtësi sa i përket procesit dialogues”, ka deklaruar Fidan Ukaj – Njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

E njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha po thotë se nga ky rast Serbia më nuk mund ta luaj viktimën.

“Rezultati pozitiv është konfirmimi i asaj që ne gjithmonë e kemi pretendu para partnereve ndërkombëtar që kemi të bëjë më një palë e cila nuk është e interesuar për marrëveshje por është vetëm destructive me qëllimin e vetëm që ta luajnë viktimën dhe ta gjuajnë përgjegjësinë tek pala jonë, pra është nje argument shumë i fortë I fjlaës sonë të drejtë”, ka deklaruar Hoxha.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqic në një konference ditë me parë ka deklaruar që Serbia nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës as në formë formale dhe as joformale.