Ngjyra që do të mbizotërojë këtë verë

Grimi dhe veshja me ngjyrë të gjelbër janë trend i kësaj sezone

Ilustrim

Ngjyra që është trendi i bukurisë për këtë vit është e gjelbërta, të cilën po e shohim kudo te vajzat e te gratë – në veshje, thonj, madje edhe te grimi.

Grimierja Katie Jane Hughes thotë se rritja e popullaritetit të ngjyrës se gjelbërt vjen pikërisht prej markave të modës si Bottega Veneta, të cilat shfaqën fustane por edhe çanta me ngjyra të forta, siç është e gjelbërta por edhe ngjyra rozë.

Ilustrim
Ilustrim

“Markat e ndryshme botërore e kanë bërë këtë ngjyrë jashtëzakonisht trendi në modë. E gjelbra është kudo. Këtë sezon grimi me ngjyrë të gjelbërt është shumë i kërkuar dhe shumë trend”, tha grimerja Katie Jane Hughes.

Ajo gjithashtu kujtoi tendencat e bukurisë nga vitet ’80 dhe ’90, kur ngjyrat e ndezura ishin shumë të zakonshme dhe tashmë janë rikthyer në modë.

Ilustrim
Ilustrim

Hughes është e mendimit se e gjelbërta është një ngjyrë neutrale, kështu që ajo beson se është mjaft e lehtë për t’u përfshirë në çdo rutinë bukurie.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika