Ngrihet aktakuzë edhe ndaj një të pandehuri për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehuri me inicialet E.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale "Krime të luftës kundër popullsisë civile’’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurit me inicialet E.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile’’.

“Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e gjashtëmbëdhjetë (16) civilë të nacionalitetit shqiptarë, ngjarje kjo e cila ka ndodhur më 8 maj 1999, në fshatin Staradran të komunës së Istogut”, njofton Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale njofton se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Gjatë kësaj të premteje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurit me inicialet S.F, për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Lexo dhe: Aktakuzë ndaj ish-pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë për krime lufte në Kosovë

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri S.F., i cili ishte pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 1998, akuzohet se ai dhe dy zyrtarë të tjerë të këtij shërbimi kanë ndaluar një mjek dhe dy persona të tjerë në Prishtinë më datë 10.04.1998.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika