Ngrihet aktakuzë kundër 8 personave nën dyshimet për korrupsion

"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin"

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.

Të pandehurit me inicialet H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri H.H. akuzohet për kryerje e veprës penale “lidhja e kontratës së dëmshme”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Prishtinë, 10 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë  kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”.

Aktakuza ka të bëjë me ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen “Lakërishte” të kryeqytetit. Ku, më 04.11.2021, “KALLXO.com” kishte raportuar për projektin e dyshimtë të Ndërmarrjes Publike Banesore, në vlerë 120 milionë euro, për ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen “Lakërishte” të kryeqytetit.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika