Ngrihet aktakuzë kundër një shqiptari për masakrën e Izbicës

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas njoftimi të prokurorisë, thuhet se rasti ka të bëjë me Masakrën e Izbicës e cila kishte ndodhur më 28 mars të vitit 1999, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër M.A. është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”, thuhet në njoftim.

I pandehuri me inicialet M.A, i cili i takon nacionalitetit shqiptar, shtetas i Serbisë, me vendbanim në Beograd, tashmë, gjendet nën masën e sigurisë, në paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

“Hetimet 12 mujore kanë vërtetuar se i pandehuri M.A. së bashku me persona ende të paidentifikuar të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në ekzekutimin e 130 personave, prej të cilëve 12 kanë mbijetuar”, vijon njoftimi.

Bazuar në njoftim, theksohet se, gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Speciale, janë marrë deklaratat të mbi 100 dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të rastit”.

Po ashtu, thuhet se janë siguruar prova materiale si, video-incizime, raporte të autopsisë dhe dëshmi të tjera, të cilat dëshmojnë se me 28 mars të vitit 1999, në fshatin Izbicë, u vranë popullsia civile e pafajshme.

Por, zyrtarët e prokurorisë speciale kanë njoftuar se hetimi i Masakrës së Izbicës, nuk përfundon me ngritjen e kësaj aktakuze.

“Rasti është më i madh dhe shumë më kompleks dhe për këtë arsye hetimet janë ende duke vazhduar për të dyshuar të tjerë, për sigurimin e provave tjetra materiale të rëndësishme për zbardhjen në tërësi të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.

Masakra e Izbicës

Masakra e Izbicës konsiderohet si ndër më të mëdhatë në Kosovë.

Izbica, shihej si vend i sigurt për banorët e shumë fshatrave të Skenderajt, që ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të serbëve. Mijëra shqiptarë kishin shkuar aty, më 27 mars të vitit 1999.

Atë ditë, i ishin nënshtruar granatimit, e të nesërmen, gati të gjithë meshkujt e rritur kishin ikur në male, duke i lënë kryesisht gratë, fëmijët, dhe burrat e vjetër në një lëndinë të fshatit.

Ishte Ditë Bajrami.

Rreth 200 burra po qëndronin në lëndinë, duke pritur nga çasti në çast pushtimin e fshatit.

Kur policë, ushtarë e paramilitarë kishin mbërritur tek civilët, atyre ua kishin plaçkitur paratë dhe të gjitha gjërat e vlefshme, duke i ndarë gratë nga burrat.

Gratë dhe fëmijët u urdhëruan të merrnin rrugën për në Shqipëri kurse burrat u ekzekutuan gati të gjithë. Kishte edhe gra që u qëlluan.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve i varrosen në Izbicë, meshkujt që ishin strehuar në mal, por, forcat serbe i zhvarrosën më pas, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Nga 156 të ekzekutuarit, deri tani janë identifikuar 131 prej tyre. Kanë mbetur edhe 15 të tjerë, varret e të cilëve akoma presin kthimin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika