Ngrihet aktakuzë ndaj 7 personave për rastin e 400 kg të drogës në Lipjan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me 400 kilogramët e drogës të llojit kokainë që ishin sekuestruar në Lipjan

Prokuroria Speciale e Kosovës





Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH

Të pandehurit dyshohet se kanë kryer vepra penale të ndryshme që kanë të bëjnë me rastin e 400 kilogramëve të drogës të llojit kokainë, e cila ishte sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” në Lipjan.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë, përveç të tjerash, ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.





Shija e redaktorit

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

Më të lexuarat

“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do...

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili...

Gruaja që u keqtrajtua tash është në gjendje të mirë

Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere, tash është mirë dhe është qetësuar. Nura këtë e tha...

Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua...

Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu...

Të fundit nga rubrika