Ngrihet aktakuzë ndaj djalit të Bidenit

Hunter Biden, djaliti i presidentit Joe Biden, është akuzuar për deklaratë të rrejshme gjatë blerjes së një arme zjarri. Ky është rasti i parë i një fëmije të një presidenti në detyrë që përballet me aktakuzë penale

Është ngritur një aktakuzë kundër Hunter Biden, djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, nën dyshimin se gënjeu gjatë blerjes së një arme zjarri.

Ai përballet me tri akuza penale për gënjim gjatë blerjes së armës së zjarrit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan.

Kjo nënkupton se kjo është hera e parë që një fëmijë i një presidenti në detyrë përballet me aktakuzë penale në SHBA.

Marrëveshja e planifikuar për pranimin e fajësisë për zgjidhjen e akuzave me të cilat ai përballej në lidhje me armën dhe taksat, dështoi papritmas në korrik.

Të gjitha tri akuzat kanë të bëjnë me dyshimet se Biden gënjeu në formularët kur e bleu një armë zjarri në kohën sa ishte përdorues i drogës.

Ai i kishte pranuar akuzat gjatë bisedimeve për marrëveshjen e dështuar tashmë të pranimit të fajësisë.

Telashet ligjore të Bidenit të ri janë bërë çështje tejet kundërthënëse në politikën e Shteteve të Bashkuara, raporton REL, përcjellë Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika