Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për vrasjen në Bellanicë të Malishevës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.

Ai akuzohet për vrasjen në Bellanicë të Malishevës në vitin 2023.

“Në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë herë në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lart, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika