Ngrihet aktakuzë ndaj një prokurori të Prizrenit, dyshohet për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shkak të veprave penale “marrja e ryshfetit” dhe “dhënia e ryshfetit”. Sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet M.B., në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20 mijë euro. Ndërkaq, të pandehurit Sh.P. dhe N.O. kanë premtuar dhënien e ryshfetit për personin tjetër, tani të pandehurin M.B.

Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shkak të veprave penale “marrja e ryshfetit” dhe “dhënia e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet M.B., në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20 mijë eurosh.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.B., në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet në njoftim, me këto veprime ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Ndërsa, të pandehurit Sh.P. dhe N.O., me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë premtuar dhënien e ryshfetit për personin tjetër – tani të pandehurin M.B., me qëllim që i njëjti, në cilësinë e prokurorit të shtetit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor te datës 31.03.2023, të heqë dorë nga aktakuza kundër të akuzuarve N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës të sipërshënuar penale”.

Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika