Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për blerje, shitje e shpërndarje të marihuanës

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se i pandehuri kishte kryer veprat  penale me qëllim të përfitimeve. Për të njëjtat ndaj tij ishte ngritur aktakuzë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)

Është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) kundër të pandehurit me inicialet M.E, për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se i pandehuri kishte kryer veprat penale me qëllim të përfitimeve.

“Prishtinë, 26 maj 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet M.E. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.E. me dashje dhe me qëllim që vetës t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ka vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar, të cilët pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar në shitje, e duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallura me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotikë të llojit ‘marihuanë’ në sasi të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtin, bëhet e ditur se me veprimet e lartcekura, i pandehuri M.E. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe anologe’’ nga neni 267 paragrafi 2, lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika