Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për ngacmim seksual në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, me iniciale D.Ll i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri më 26 mars 2025, në qytetin e Gjakovës, në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, ka ngacmuar seksualisht një person të mitur.

Sipas aktakuzës, i pandehuri ka realizuar sjellje të padëshiruara verbale të natyrës seksuale ndaj viktimës, duke i cenuar dinjitetin dhe krijuar një mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues për të.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 par.4, lidhur me par.1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika