Ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave, dyshohet se përgatitën vepra terroriste e penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special, kundër pesë personave të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale dhe terroriste

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamentin Special, kundër pesë personave të cilët dyshohen për vepra të ndryshme penale.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, mbajnë inicialet A.Gj., E.S., N.S., M.B dhe Sh.K, që dyshohet të kenë kryer vepra të ndryshme penale, si akte terroriste, përgatitje e veprave terroriste ose penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga prokuroria, A.Gj., E.S., N.S dh M.B., që nga marsi deri në tetor 2021, fillimisht kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS – Zyra për Marrëdhënie me jashtë, janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojeve të ndryshme. Ndërkaq, E.S dhe A.Gj., pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme, thuhet në njoftim. Ndërkaq, të pandehurit E.S dhe A.Gj., pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme, thuhet në njoftim.

Kësisoj, personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza kanë kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur  me veprën penale  ‘’Kryerja e veprës terroriste’’ nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Veprat e kryera nga personat ndaj të cilëve Prokuroria ka ngritur aktakuzën, janë si në vijim.

“Të pandehurit E.S dhe A.Gj., pa autorizim, kanë siguruar dhe mbajtur në kontroll duke i fshehë dhe groposur në bure plastike e të izoluara mirë arsenal të armëve të zjarrta dhe municion të llojeve të ndryshme. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 2 lidhur me paragrafin  1 e nenin 31 të KPRK-së”.

“I pandehuri A.Gj., akuzohet për veprën penale ‘’Mos lajmërim i përgatitjes së veprave penale’’ nga neni 377 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 e 2.4 lidhur me paragrafin 1 KPRK-së, për shkak se i njëjti nga muaji tetor 2020 e deri më 02.11.2022 ka qenë në dijeni se i pandehuri (tash i ndjeri) K.F, ishte duke përgatitur akte terroriste në Vjenë të Austrisë”.

“I pandehuri N.S., akuzohet për veprën penale ‘’Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit’’ neni 131 paragrafi 1 KPRK-së, për shkak që më 07.10.2021, në magjistralen Prizren-Suharekë, në rrugën “Ukë Bytyqi”  në mënyrë të drejtpërdrejtë ia ka dorëzuar shumën e të hollave prej dymijë (2000) euro të pandehurit Sh.K. në emër të blerjes së armëve të zjarrta”.

“I pandehuri M.B., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se në kohën e pa vërtetuar më parë pa autorizim në shtëpinë e tij në Prizren ka siguruar dhe mbajtur në pronësi sasi të konsiderueshme – arsenal armësh të llojeve të ndryshme”.

“I pandehuri Sh.K., akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364 paragrafi 2 të KPRK-së, për shkak se më 10.10.2021 në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse ka siguruar me qëllim të shtijës armët e zjarrta të llojeve të ndryshme, si dhe ka pranuar shumën e të hollave prej dymijë (2000) euro”, bëhet e ditur në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika