Ngrihet aktakuzë ndaj 2 personave për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve me inicialet L.S., “SA.S., Sh.p.k’’ dhe N.S. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të akuzuarit L.S është ngritur për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. I pandehuri “SA.S., Sh.p.k” (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), […]
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve me inicialet L.S., “SA.S., Sh.p.k’’ dhe N.S.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të akuzuarit L.S është ngritur për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
I pandehuri “SA.S., Sh.p.k” (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar L.S., akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Ndërkaq, i pandehuri i dytë N.S. akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.















