Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë, dyshohet se keqtrajtoi e vrau civilë
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur së është ngritur aktakuzë ndaj një serbi me inicialet D.A, i cili dyshohet se ka kryer krime të luftës në Kosovë, në periudhën kohore janar-qershor të vitit 1999. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kanë filluar […]





Prokuroria Speciale ka bërë të ditur së është ngritur aktakuzë ndaj një serbi me inicialet D.A, i cili dyshohet se ka kryer krime të luftës në Kosovë, në periudhën kohore janar-qershor të vitit 1999.
Ai dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ia kanë vënë zjarrin.
Po ashtu, sipas prokurorisë, ai bashkë me një grup të paramilitarëve serbë, kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, e disa nga ta i kanë plagosur dhe vrarë, e në mes të këtyre viktimave, ka marrë pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit B.Sh. “veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”.
Ai dyshohet se edhe në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, e kanë keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht, një të mitur të moshës pesëmbëdhjetë vjeçar dhe e kanë vrarë një person me inicialet B.Sh.
“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D. A, me datë 20.04.1999, në fshatin Butovc, Komuna e Prishtinës, më saktësisht në vendin e quajtur ‘varrezat Maqedoncve’, fillimisht e ka ndaluar të dëmtuarin A.K., në atë kohë i mitur, i moshës pesëmbëdhjetë (15) vjeçare, ashtu që pasi i dëmtuari është ndaluar nga i pandehuri D.A. dhe paramilitarët tjerë serb, të njëjtit vazhdojnë ta malltretojnë, torturojnë dhe keqtrajtojnë, si në aspekt fizik e po ashtu edhe në atë psiqik, ashtu që më pas shkrepet arma automatike, si pasojë e së cilës, e sheh të rrëzuar në tokë një person, që më vonë e kupton se bëhet fjalë për të ndjerin B.Sh., nga fshati Trudë”, thuhet në njoftim.




















