Është ngritur një aktakuzë kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe  E.C. nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK).

Kjo e fundit ka njoftuar se një aktakuzë e tillë është ngritur si shkak i organizimit kriminal të organizuar, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe jo vetëm.

“Prishtinë, 24 shkurt 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe  E.C.  Prokuroria Speciale njofton se aktakuza e ngritur kundër njëmbëdhjetë (11) të pandehurve me inicialet L.B., B.S., A.K., V.B., A.P., K.K., F.C., A.M., G.I., D.R., dhe  E.C është ngritur për veprat penale ‘Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale , ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ nga neni 356 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Detyrimi’ nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.  Po ashtu, ndaj të pandehurit A.P, është ngritur aktakuzë edhe për veprën penale ‘Deklarimet e rreme’, nga neni 384 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Ndërkaq, ndaj të pandehurit L.B. edhe për shkak të veprës penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope  ose analoge’ nga neni 269 paragrafi 1 të KPRK-së.”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, Prokuroria bën të ditur se rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë muajit qershor të vitit 2022, në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

“Rasti ka të bëjë veprat penale të kryera gjatë muajit qershor të vitit 2022, në Prishtinë dhe në Mitrovicë, ku kemi pasur hedhje të mjeteve shpërthyese – granatave të dorës në lokalet e ‘Riza hair Sallon’ në Prishtinë dhe në Lokalin ‘Missini’, në Mitrovicë, ku pas një pune intensive hetimore të Prokurorisë Speciale, është arritur deri te zbulimi i kryerësve të  veprave penale të lartcekura, si dh arrestimi i tyre”, thuhet në njoftim.