Ngritet aktakuzë për rastin “Brezovica 1”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka hedhur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”

Prokuroria Themelore në Ferizaj





Të hënën e 9 dhjetorit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuat se ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.N., si person zyrtar ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, me ç’rast do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë​ se ka kryer edhe veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” , si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin D.R., ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2016, si person zyrtar, ka keqpërdorur detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit”.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Për të pandehurit D.R., H.B., dhe D.M., ekziston dyshimi i bazuar se nga fillimi i vitit 2013 deri më 21 dhjetor 2021, në bashkëveprim, si persona zyrtar, i pandehuri i parë drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, kurse i pandehuri i dytë dhe i tretë si inspektor komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit-tani Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, në pajtim me nenin 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që pas marrëveshjes që të lejojnë ndërtimet pa leje, në mënyrë që të përfitojnë dobi pasurore për vete, me këtë kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokuroriasë Themelore në Ferizaj.

Tutje thuhet se ndaj të njëjtëve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer në bashkëkryerje edhe veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Ndaj të pandehurit S.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2010 deri në fund të vitit 2014, si person zyrtar, shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës, dhe deputet i Kuvendit të Kosoves, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar para për vete që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfeti” nga neni 428 par.2 e KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Për të pandehurin A.Ç- ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë vitit 2016 dhe 2017, si person zyrtar- Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të lidhur me par.2 nënpar.2.2 KPRK-së”, vijon njoftimi.

Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

Tutje Prokuroria njofton se për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi se nga fillimi i vitit 2013 deri me 20 dhjetor 2021, si person zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare.

“Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par 1 të KPRK-së. Për të pandehurin M.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar-shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH-së, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me nenin 8 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 2 nënpar.2.2 të KPRK-së”.

Tutje për të pandehurin H.A., ekziston dyshimi  se nga fillimi i vitit 2014 deri më 2016, si person fizik, në mënyrë të terthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

“Për të njëjtin, ekzisotn dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK- Ndaj të pandehurit S.S., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, ka ndihmuar të pandehurin B.N., në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit nga neni 428 par.2 të KPRK-së, me qëllim të veproj në kundërshtim me detyrat zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit në ndihmë” nga neni 428 par.2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.

Ndërsa, ndaj J.K., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se në vitin 2016, ka ndihmuar të pandehurin B.N., në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit me qëllim të veproj në kundërshtim me detyrat zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit në ndihmë”.

“Kurse, ndaj R.B., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 21 Dhjetor 2021, si person zyrtar-shef i personelit në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit” nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.2 të KPRK-së”.

Po ashtu, ndaj të njëjtit eksziton dyshimi se ka kryer edhe veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokurori i çështjes Rasim Maloku, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që akuzohen.





Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika