Ngritet aktakuzë për vrasjen e gruas në Llaushë të Skenderajt

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Q., në drejtim të katër veprave penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q., në drejtim të katër veprave penale.

“Prokuroria njofton opinionin se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i pandehurit S.Q., në aktakuzë ngarkohet edhe kryerja e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK.

Po ashtu, në aktakuzë ngarkohet edhe vepra tjetër penale “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 pika 1.4 të KPRK, si dhe “Dhuna në familje“, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika