Nicole, uragani i rrallë i nëntorit që po godet brigjet e Floridës

Uragani Nicole ka bërë që të mbyllen aeroportet dhe të urdhërohen evakuimet, por gjatë mëngjesit të së enjtes kanë filluar stuhi të forta në Florida, të cilat më pas sipas autoriteteve zyrtare pritet të lëvizin në drejtim të Gjeorgjisë dhe Karolinës

Ilustrim, foto huazuar nga AP





Uragani Nicole pritej të zbriste në bregun lindor të Floridës herët të enjten, pasi veçse kishte filluar të godiste një zonë të madhe të shtetit me erëra të forta, stuhi të rrezikshme dhe shira të dendur.

Uragani siç njofton AP, i ka bërë zyrtarët të mbyllin aeroportet dhe parqet tematike, si dhe të urdhërojnë evakuimet që përfshinin klubin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

Ndër tjera, autoritetet kanë paralajmëruar se stuhia e Nicole mund të gërryejë më tej shumë plazhe.

Kjo stuhi më pas pritet të shkojë në Gjeorgji dhe Karolina, duke hedhur shi të dendur në gjithë rajonin.

Nicole është një stuhi e kategorisë së parë, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 75 mph, që është i përqendruar me afro 25 kilometra në lindje-juglindje të Fort Pierce.

Prandaj, Nicole pritet që më pas të lëvizë nëpër Floridën qendrore dhe veriore, në Gjeorgjinë jugore dhe në Karolina.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika