Nikaj: PDK-ja fokusohet te qytetarët , LVV-ja po nxit konflikt sepse s’ka ofertë për ta

Bernard Nikaj, nga radhët e PDK-së, ka akuzuar LVV-në për nxitjen e konfliktit në fushatë zgjedhore për të mbuluar mungesën e ofertës për qytetarët

Bernard Nikaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se fushata zgjedhore e PDK-së është tërësisht e fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe jo në polarizimin politik.

Ai ka deklaruar se kryeministri aktual, Albin Kurti, e ka menaxhuar shtetin përmes konfliktit dhe po tenton të ngrejë një fushatë që nxjerr në pah ndarjet mes qytetarëve.

Sipas Nikajt, përpjekjet për të lidhur PDK-në dhe kandidatin Hamza me këto ndarje janë të pabaza dhe synojnë të shkaktojnë tensione.

 “Dhe përpjekjet për ta paraqitur të tillë, janë vetëm përpjekje për të nxitur konflikt, dhe polarizim, sepse ajo që po shihet është ese partia në pushtet nuk po mundet ta gjej rrugën te qytetari me ofertë po kërkon ta gjej rrugën me konflikt. Ne kemi një kryeministër i cili ka menaxhua shtetin përmes konfliktit në këto vite. Ka provuar gjithmonë që të ketë një fushatë që ka nxitur polarizim në njerëz që ndahen në ata dhe ne”, ka deklaruar Nikaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika